Swith to English language
  Mirë se vini -Guest 
Kërko:  në:  
   

 Shërbimet elektronike 

 Opinion poll 
Vote    Results

 Procedures 

 Reference 

 Multimedia 
 Falja e Gjobave

 Falja e Gjobave
 Kasat

 Paisja me regjistrues elektronike fiskale
 Edukim i Taksapaguesve

 Edukim i Taksapaguesve
 Deklarimi Elektronik

 Deklarimi Elektronik radio spot

 Fletepalosje 

Reforma tatimore 

Përfaqësues të tatimpaguesve, aplikoni për të marrë pjesë në Këshillin Tatimor!

Ministria e Financave fton organizatat që përfaqësojnë tatimpaguesit dhe ekspertët e çështjeve tatimore që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit Tatimor, një organ konsultativ dhe forum për bashkërendim teknik mes Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Tatimpaguesve. Këshilli Tatimor është krijuar në bazë të nenit 38/1 në Kreun IV/1 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar). Data kufi për të aplikuar është e enjte, 23 shtator 2010. Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar formularin e aplikimit, klikoni këtu.


 

Kujtesë për tatimpaguesit

Te nderuar tatimpagues,
ju njoftojme se ne zbatim te VKM nr. 566 dt. 14.7.2010, paga minimale e detyrueshme per t’u zbatuar nga çdo person juridik ,fizik, vendas ose i huaj, behet 19 000 leke. Efektet financiare fillojne nga data 1 korrik 2010.

Per cdo pyetje apo informacion ju mund te kontaktoni me Drejtorite apo Sektoret e Sherbimit ndaj tatimpaguesve ne te gjitha Drejtorite Rajonale Tatimore.
Specialistet e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve do te jene ne sherbimin tuaj.
Administrata Tatimore ju mirepret!!


NJOFTIM


Kujtesë për tatimpaguesit!

Ndryshim i pages minimale dhe maksimale per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore

Ju kujtojmë se në zbatim të Vendimit Nr.477, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare Nr.76, datë 01.07.2010, duke filluar nga data 1 Korrik 2010 e ne vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 16.820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 84.100 (tetëdhjetë e katër mijë e njëqind) lekë. Njoftimi i Plote




NJOFTIM

Te nderuar Tatimpagues te Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane!

Ju njoftojme se duke filluar nga data 1 Korrik 2010, ne kuader te projektit pilot ne Drejtorine Rajonale Tatimore Tirane, me qellim permiresimin e sherbimit ndaj tatimpaguesve dhe plotesimin e  kerkesave tuaja per vertetime, per te paraqitur keto kerkesa, duhet te drejtoheni vetem prane Drejtorise se Sherbimit ndaj Tatimpaguesve. Njoftimi i Plote




NJOFTIM


Njoftim per shpalljen e datave dhe listave te konkurenteve per konkurset e vendeve te
lira te punes ne Administraten Tatimore

Mbeshtetur ne Ligjin Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, si dhe ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 1184, date 20.08.2008 “Per percaktimin e procedurave te rekrutimit e te emerimit, te afateve te kalimit nga nje nivel me i ulet ne nje nivel me te larte karriere dhe per marrjen e masave disiplinore per punonjesit e Administrates Tatimore Qendrore” i ndryshuar;
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve njofton te gjithe aplikuesit qe kane paraqitur prane saj kerkesat per konkurim per vendet e lira te punes:
Njoftimi i Plote





NJOFTIM

Per menyren e deklarimit te detyrimeve dhe dokumentave tatimore
Të nderuar Tatimpagues!
Ju njoftojme se, bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave te dates 3 Shkurt 2010 dhe
ne Udhezimin nr.2, date 28.01.2010, te Ministrit te Financave, deklarimi i detyrimeve
tatimore si dhe dorezimi i librave te shitjes dhe blerjes do te kryhet vetem ne menyre
elektronike.

Per kete, sipas kalendarit te percaktuar do te dorezohen elektronikisht keto
deklarata tatimore:
        1. Formulari i deklarimit dhe pageses se TVSH-se,
        2. Formulari i deklarimit dhe pageses se Tatimit mbi te Ardhurat nga Punesimi (TAP)
       
3. Formulari i deklarimit dhe pageses se Tatimit mbi fitimin ( deklarata vjetore )
       
4. Formulari i deklarimit dhe pageses se Kontributeve per sigurimet shoqerore dhe shendetesore

Kalendari i percaktuar per kete qellim: 
        1. Subjektet e regjistruara prane Drejtorise rajonale te Tatimpaguesve te Medhenj, duke filluar nga periudha tatimore 1 Janar 2010. 
        2. Subjektet e regjistruara per TVSH-ne dhe tatimin mbi Fitimin te regjistruara prane Drejtorive Rajonale, duke filluar nga periudha tatimore 1 Mars 2010. 
        3. Subjektet e regjistruara per TVSH-ne dhe subjekt i Tatimit mbi te Ardhurat personale per biznesin e vogel duke filluar nga periudha tatimore 1 Korrik 2010. 
        4. Entet shteterore duhet te paraqesin deklaratat tatimore per Tatimin mbi te Ardhurat nga Punesimi (TAP), per Sigurimet shoqerore dhe shendetesore, duke filluar nga periudha tatimore 1 Mars 2010. njoftimi i plote.
Per te marre librin e shitjes kliko ketu
Per te marre librin blerjes kliko ketu




Njoftim per tatimpaguesit te cilet deklarojne elektronikisht
Te nderuar tatimpagues!


Ju njoftojme se duke filluar nga data 5 Nentor 2009, menyra e pageses ne banke te detyrimeve tatimore do te jete si me poshte:

1. Per te gjitha deklaratat qe rezultojne me pagese, pasi te keni kryer plotesimin e deklarates, ruajtjen dhe dorezimin e saj, duhet te klikoni ne opsionin “Gjenero urdher-pagese” ,te printoni formularin ,te cilin duhet t’a paraqitni ne banke, per te kryer pagesen.

2. Duke klikuar “Gjenero Deklarate”, ju mund te printoni deklaraten tuaj dhe t’a perdorni ate per perdorim personal.
Per cdo informacion apo sqarim mund te drejtoheni ne Drejtorite e Sherbimit nda Tatimpaguesve, duke kontaktuar ketu







Të nderuar Tatimpagues!

JU KUJTOJME SE PAJISJA ME KASA FISKALE DHE LESHIMI I KUPONIT TATIMOR ESHTE DETYRIM LIGJOR.

Ju kujtojmë se në zbatim të Vendimit Nr. 781 datë 14.11.2007 “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar të kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike, të deklarimeve financiare, sistemit të komunikimit, për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen, me autorizim, të shoqërive të autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale” tatimpaguesit, të cilët shesin mallra, prodhime apo kryejnë furnizime të shërbimeve në lokale apo njësi të hapura për publikun, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme, kuponin tatimor...    (Njoftimi i plote...)
Per pajisjen me kasa fiskale duhet t'i drejtoheni shoqerive te autorizuara per shperndarjen dhe asistencen teknike te tyre.

Drejtorite e Sherbimit ndaj tatimpaguesve prane ketyre Drejtorive rajonale jane ne dispozicioni tuaj per cdo informacion apo shpjegim te duhur. Njoftimi i plote...



 

 

 
 

News of the day 

 


 Kalendari Tatimor 
2010
<shtator>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6
 
2010-09-06
1.Afati i fundit i dorezimit ne menyre elektronike
te librave te shitjes dhe blerjes, per Subjektet e NJTM,
Biznesi i Madh dhe Biznesi i Vogel me TVSH.
 
 
 
 
 
78910
 
2010-09-10
1.Detyrimet tatimore për lojërat e fatit, në përqindje apo në shumë
fikse,paguhen në Drejtorine Rajonale, ku është e regjistruar
shoqëria (organizatori), jo më vonë se data 10 e çdo muaji
për veprimtarinë e realizuar në muajin pararendës.
Aktualisht formularet e deklarimit terhiqen ne Drejtorine e Sherbimit,
prane Drejtorive Rajonale .
 
 
 
 
 
1112
1314
 
2010-09-14
1.Afati i fundit i deklarimit elektronik ( per NJTM ,Biznesin e Madh dhe
Biznesin e Vogel me TVSH) dhe i pagesës së TVSH-së për muajin
paraardhës.
 
 
 
 
 
15
 
2010-09-15
1.Afati i fundit i deklarimit së akcizës dhe e pagesës së Tatimit mbi
akcizën të muajit paraardhës në filialin e bankës përkatëse.
2.Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së Tatim Fitimit të muajit.
 
 
 
 
 
16171819
20
 
2010-09-20
1.Afati i fundit i dorëzimit të listëpagesës ,deklarimit dhe pagesës se
Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit
mbi të Ardhurat nga Punësimi.
Deklarohen ne menyre elektronike per subjektet e NJTM,
Biznesit te Madh dhe Biznesit te Vogel me TVSH:
Dorëzohet në degën e Tatimeve dokumenti:
Liste-pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore, shendetesore
dhe TAP-it E-SIG 025/a
Pasqyra e të punësuarve rishtaz dhe të larguarve nga puna
E-SIG 027/a në çdo rast: për punëmarrësit e punësuar rishtaz, 1 ditë
para fillimit të punës së tyre, për të larguarit nga puna brenda
10 ditëve pas largimit të tyre nga puna.
 
 
 
 
 
212223242526
27282930123
45678910

 Numri i gjelbër! 

Ju lutem na ndihmoni që t'ju ndihmojmë
Denonconi

nje rast korruptiv
ju mund te telefononi  nga nje linje fikse telefoni,
mobile  Vodafone, AMC dhe Eagle Mobile
ose dergoni faks tek
 
0800 14 14 
ose klikoni më poshtë për më shumë
informacion

Informacion per aktin abuziv


 Galeri Fotografike 
Diskutime per Ligjin e Procedurave Tatimore
download photo

 Links GDT 



Konfidencialiteti | © 2009 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve