Korigjimi i deklaratës
Në rast se një individ ka dorëzuar një deklaratë tatimore dhe gjatë plotësimit të saj ka bërë gabime materiale, ai ka të drejtë të korrigjojë këtë deklaratë.
Individi duhet të plotësojë një deklaratë të re, korrigjuese. Korigjimi i deklaratës mund të bëhet brenda 6 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës së pare, por jo më shumë se 2 here.
Individi nuk mund të korrigjojë një deklaratë të kontrolluar më parë nga administrata tatimore, përveç rastit kur ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli.
