Kryefamiljari

Publikuar më Kategorite

Kryefamiljari, për qëllime tatimore, konsiderohet personi që punëson individë si punëtorë shtëpie.

Në kategorinë e punëtorëve të shtëpisë përfshihen individët e punësuar për kryerjen e punëve ose shërbimeve të kësaj natyre, si:

  • kujdestar për fëmijët;
  • kuzhinier;
  • pastrues;
  • roje-administrator shtëpie;
  • asistent për të moshuarit;
  • persona të tjerë që kryejnë shërbime të ngjashme.

Cikli i jetës

Regjistrimi

Regjistrimi i kryefamiljarit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit;
  • Kopje e marrëveshjes së punës, të nënshkruar nga kryefamiljari dhe punëtori i shtëpisë, në të cilën përfshihet numri i identifikimit të punëtorit, data e fillimit të punës, kohëzgjatja e punës dhe paga mujore bruto.

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të kontaktit, përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..

Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura përmes së cilës kryefamiljari çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.

Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Detyrime tatimore

Për personat e punësuar si punëtorë shtëpie, kryefamiljari, në cilësinë e punëdhënësit, është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve përkatëse të TAP, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas legjislacionit në fuqi.

E-Filing