Përfaqësues tatimor

Publikuar më Kategorite

Përfaqësuesi tatimor rezident mund të jetë individ, person fizik tregtar ose person juridik, rezident në Republikën e Shqipërisë, i caktuar për të përfaqësuar një tatimpagues jorezident në lidhje me detyrimet tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Përfaqësuesi tatimor ka të drejtë të veprojë në emër dhe për llogari të personit jorezident për të gjitha çështjet që lidhen me tatimet dhe është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve tatimore të tatimpaguesit jorezident që përfaqëson, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Cikli i jetës

Regjistrimi

Regjistrimi i përfaqësuesit tatimor bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Përfaqësuesi tatimor duhet të regjistrohet brenda 5 (pesë) ditëve nga data e emërimit si përfaqësues tatimor dhe, në çdo rast, përpara fillimit të detyrimit ligjor të personit jorezident në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Vendimi ose prokura për emërimin e përfaqësuesit tatimor;
  • Kopje e vërtetuar e marrëveshjes së përfaqësimit;
  • Kopje e vërtetuar e certifikatës së regjistrimit tatimor të personit jorezident, të lëshuar nga autoriteti tatimor i vendit të rezidencës, e cila vërteton se personi jorezident është aktiv. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më herët se 3 muaj përpara datës së aplikimit për regjistrim.

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të kontaktit, marrëveshjes së përfaqësimit, veprimtarisë, adresës, përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..

Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Për çdo ndryshim në të dhënat e deklaruara gjatë regjistrimit, përfaqësuesi tatimor duhet të njoftojë me shkrim Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse brenda 5 (pesë) ditëve nga kryerja e ndryshimit.

 

Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura përmes së cilës përfaqësuesi tatimor çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.

Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Detyrime tatimore

Përfaqësuesi tatimor ka detyrimin të regjistrohet për përgjegjësinë tatimore të TVSH-në.

Sipas rastit, përfaqësuesi tatimor mund të ketë përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, për të cilat do të deklaroje dhe paguajë sipas legjislacionit në fuqi.

E-Filing