Denonco
Shkarko aplikacionin Denonco Evazionin
Aplikacioni "Denonco Evazionin" ofrohet pa pagesë dhe është i disponueshëm për pajisjet me sistem Android dhe iOS. Shkarkimi kryhet nëpërmjet dyqaneve zyrtare të aplikacioneve, të listuara më poshtë.
Si funksionon denoncimi
Nëpërmjet aplikacionit "Denonco Evazionin", çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale rastet e mosdhënies së faturës tatimore, të faturës së parregullt apo të veprimtarive të tjera të ushtruara në informalitet. Denoncimi kryhet në mënyrë të thjeshtë, duke bashkëngjitur fotografinë e provës dhe të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues, ndërkohë që identiteti i denoncuesit mbetet i mbrojtur.
Çdo raportim i administruar nëpërmjet aplikacionit verifikohet nga strukturat përkatëse të Administratës Tatimore dhe shërben si burim i drejtpërdrejtë informacioni për analizën e riskut dhe për planifikimin e kontrolleve në terren. Në këtë mënyrë, qytetari bëhet pjesë aktive e procesit të formalizimit të ekonomisë dhe e garantimit të një konkurrence të ndershme mes bizneseve.
Kanale të tjera denoncimi
Ju mund t’i paraqisni shqetësimet tuaja dhe mund t’i denonconi këto fenomene:
- Duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 14 14.
- Duke dërguar e-mail në adresën denoncime@tatime.gov.al.
- Duke dërguar e-mail në adresë punainformale@tatime.gov.al.
- Nëpërmjet platformës https://shqiperiaqeduam.al/.
Duke përdorur formularin “Informacion për Akte Abuzive”, të cilin mund ta dërgoni:
- Në rrugë zyrtare postare në adresën: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Rruga “Gjin Bue Shpata” (mbrapa Stadiumit “Selman Stërmasi”) Kodi postar, 1001 Tiranë.
- Duke e dorëzuar fizikisht në zyrën e protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në adresën e sipërpërmendur.
Denoncime për korrupsionin dhe abuzimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve dhe qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv dhe rast abuzimi me detyrën nga punonjësit e Administratës Tatimore, me të cilat mund të ndeshen gjatë aktivitetit të përditshëm.
Çfarë mund të denonconi
- Akte korruptive apo abuzime me detyrën nga punonjësit e Administratës Tatimore.
- Shkelje të detyrave funksionale nga punonjësit tanë.
- Raste kur jeni dëshmitar i një ngjarjeje abuzive.
- Raste kur ju kanë kërkuar para nën dorë.
- Raste kur ju bëhet presion se do të ndëshkoheni padrejtësisht.
- Sjellje jashtë etikës profesionale nga Administrata Tatimore.
- Veprimtari të tjera të paligjshme nga Administrata Tatimore.
Denonconi në adresën: antikorrupsioni@tatime.gov.al
