Njoftim për tatimpaguesit që duhet të pajisen me POS/POI
Administrata Tatimore njofton se brenda datës 30 maj 2026, janë të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet si:
– Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore);
– Shërbime në sektorin e transportit;
– Institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror;
Përdorimi i pajisjeve POS/POI bën të mundur:
– ofrimin e një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm;
– lehtësimin e pagesave nga klientët;
– rritjen e transparencës në transaksione;
– mbështetjen e formalizimit dhe fuqizimit të sektorit turistik.
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat administrative.
