Regjistrimi

Regjistrimi i tatimpaguesve

Regjistrimi

Regjistrimi i personave juridikë dhe fizikë është procesi i parë dhe shumë i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit Administrata Tatimore realizon qëllimin dhe funksionin e saj kryesor: mbledhjen dhe pagesën e të ardhurave tatimore në Buxhetin e shtetit.

Regjistri i Përgjithshëm i Tatimpaguesve

Regjistri i Përgjithshëm i Tatimpaguesve është rezultat i gjithë procesit të regjistrimit, i cili kryhet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Gjykatë dhe pranë Administratës Tatimore, në Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse.

Pjesë e këtij Regjistri janë:

  • Entitetet;
  • Personat Fizikë;
  • Individët, sipas kuptimit të Kodit Civil, përfshirë të punësuarit, si dhe çdo individ tjetër person fizik që realizon të ardhura nga çdo burim.

Në faqen e DPT këto tri kategori janë të ndara, për një informacion të detajuar, ku trajtohet edhe procesi i regjistrimit si pjesë e jetës së tatimpaguesit.

Baza ligjore

Baza ligjore e procesit të regjistrimit mbështetet në:

  • Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, i cili përcakton kriteret e rezidencës tatimore;
  • Aktet nënligjore dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Financave, që rregullojnë zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi.

Procedurat dhe hapat e regjistrimit

Për t’u njohur me procedurat dhe hapat e regjistrimit, klikoni te kategoria përkatëse në faqen zyrtare:

E-Filing