Entet publike

Publikuar më Entitete

Entet publike

Entet publike janë institucione, organizma ose njësi administrative që:

  • Janë pjesë e administratës shtetërore qëndrore ose vendore;
  • Financohen nga buxheti i shtetit ose nga të ardhura publike;
  • Ofrojnë shërbime për interes publik.

Këtu përfshihen: ministritë, bashkitë, agjencitë ekzekutive, universitetet publike, spitalet shtetërore, institucionet e pavarura kushtetuese, etj.

Cikli i jetës

1.Regjistrimi

Regjistrimi i enteve publike bëhet online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-Albania në linkun https://e-albania.al/ServiceDetails/13938

Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për DRT-në përkatëse, e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit.

2.Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit të regjistruar në Administratën Tatimore për entin publik, si ndryshimi/shtimi/mbyllja e adresës, ndryshimi i të dhënave të kontaktit, veprimtarisë, përgjegjësive tatimore, etj.

Ndryshimi i të dhënave bëhet nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/13939 .

Të dhënat e ndryshuara të kryera në e-albania përcillen automatikisht në Administratën Tatimore.

3.Pezullimi i aktivitetit

Pezullimi i aktivitetit nënkupton ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike nga enti publik . Gjatë periudhës së pezullimit, tatimpaguesi nuk ushtron aktivitet ekonomik, ndërsa statusi i tij pasqyrohet si i pezulluar në regjistrat përkatës.

Pezullimi kryhet kur tatimpaguesi nuk parashikon të ushtrojë aktivitet për një periudhë të caktuar, por nuk synon mbylljen përfundimtare të veprimtarisë. Në rast të rifillimit të aktivitetit, tatimpaguesi duhet të kryejë procedurën përkatëse për aktivizimin e tij.

Kërkesa për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut  https://e-albania.al/ServiceDetails/13678 .

Regjistrimi i statusit “Pezulluar” në e-albania përcillet automatikisht në Administratën Tatimore.

Pezullimi i entit publik bëhet me kërkesë të subjektit,por edhe nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

4.Çregjistrimi
Çregjistrimi është procedura ligjore përmes së cilës enti publik çregjistrohet zyrtarisht nga regjistri i Administratës Tatimore, duke përfunduar ushtrimin e veprimtarisë së tij ekonomike.

Aplikimi për çregjistrim kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/13939 .

E-Filing