Regjistrimi
Regjistrimi për shoqëritë tregtare
Regjistrimi për shoqëritë tregtare kryhet online në platformën e-Albania. Për të kryer regjistrimin klikoni këtu https://e-albania.al/ServiceDetails/15310.
Pas regjistrimit nëpërmjet portalit e-albania, të dhënat i përcillen automatikisht Administratës Tatimore.
Regjistrimi i enteve publik
Regjistrimi i enteve publike bëhet online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-Albania në linkun https://e-albania.al/ServiceDetails/13938
Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për DRT-në përkatëse, e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit.
Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse
Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse bëhet online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-Albania ne linkun https://e-albania.al/ServiceDetails/13938 .
Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për DRT-në përkatëse, e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit.
Regjistrimi i Përfaqësuesit Tatimor
Regjistrimi i përfaqësuesit tatimor bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:
pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore në juridiksionin e së cilës ndodhet vendushtrimi i aktiviteteti të tij,
nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/13938
Përfaqësuesi tatimor duhet të regjistrohet brenda 5 (pesë) ditëve nga data e emërimit si përfaqësues tatimor dhe, në çdo rast, përpara fillimit të detyrimit ligjor të personit jorezident në Republikën e Shqipërisë.
Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:
Vendimi ose prokura për emërimin e përfaqësuesit tatimor;
Kopje e vërtetuar e marrëveshjes së përfaqësimit;
Kopje e vërtetuar e certifikatës së regjistrimit tatimor të personit jorezident, të lëshuar nga autoriteti tatimor i vendit të rezidencës, e cila vërteton se personi jorezident është aktiv. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më herët se 3 muaj përpara datës së aplikimit për regjistrim.
