Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së këtij procesi deri në këto momente.
Që prej 1 Janarit të këtij viti ka nisur faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike, ose ndryshe B2G, vetëm me faturë elektronike.
Ndërkohë që janë edhe dy fazat e tjera:
Përsa i përket fazës së parë, reforma e Fiskalizimit ka pasur një ecuri pozitive me shifrat që janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji. Më sipër gjeni edhe grafikun për 4 muajt e parë, që përmbledh numrin total të faturave të lëshuara, si faturat cash ashtu edhe ato elektronike si dhe numrin e tatimpaguesve.
Pavarësisht detyrimit për t’u përfshirë në Fiskalizim sipas afateve të mësipërme, Administrata Tatimore kërkon të sqarojë se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve.