Fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi përfaqëson procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të administrimit tatimor, nëpërmjet regjistrimit, lëshimit dhe raportimit elektronik të faturave dhe transaksioneve. Ky proces synon të sigurojë një administrim më transparent, të saktë dhe efikas të aktivitetit ekonomik, duke mundësuar transmetimin në kohë reale të të dhënave pranë administratës tatimore.

Fiskalizimi kontribuon në rritjen e transparencës, në përmirësimin e kontrollit dhe monitorimit të transaksioneve, si dhe në lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet. Nëpërmjet këtij sistemi, procesi i faturimit dhe raportimit realizohet në mënyrë elektronike, duke reduktuar përdorimin e dokumentacionit fizik dhe duke rritur sigurinë dhe gjurmueshmërinë e informacionit fiskal.

Baza ligjore

Për bazën ligjore dhe kuadrin rregullator të fiskalizimit, referojuni informacionit të detajuar në linkun përkatës.

Kthehu në fillim

Fiskalizimi i faturave

Një faturë fiskalizohet duke u lëshuar nëpërmjet një zgjidhjeje software ose pajisjeje të autorizuar, sipas mënyrës së faturimit që përdor subjekti. Të dhënat e faturës regjistrohen dhe transmetohen elektronikisht në sistemin e administratës tatimore, ku fatura pajiset me elementet përkatëse të fiskalizimit. Më pas, fatura i dorëzohet klientit në formatin përkatës dhe ruhet elektronikisht për qëllime të dokumentimit dhe kontrollit tatimor.

Kthehu në fillim

Kush duhet të pajiset me zgjidhje software-ike?

Janë të detyruar të përdorin zgjidhjen e certifikuar të software-it, në formën e një aplikacioni individual, të një sistemi kompjuterik të integruar ose të një aplikacioni Cloud, tatimpaguesit që:

  • lëshojnë faturë për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve;
  • lëshojnë faturë shoqëruese për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa ndryshim të pronësisë;
  • operojnë në sektorë specifikë të biznesit, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave;
  • janë banka, institucione financiare jobankare dhe subjekte të tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike.

Kthehu në fillim

Kush nuk ka detyrim të përdorë zgjidhje software-ike?

Kategoritë që mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, pa pasur nevojën e pajisjes me zgjidhje software-ike, janë:

1. Transaksione me para në dorë

Tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione me para në dorë dhe që përmbushin njëkohësisht kriteret si më poshtë:

  • nuk kanë përgjegjësinë tatimore të TVSH-së;
  • kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”;
  • nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

2. Transaksione pa para në dorë

Tatimpaguesit që lëshojnë fatura elektronike për transaksione pa para në dorë dhe që përmbushin njëkohësisht kriteret si më poshtë:

  • nuk kanë përgjegjësinë tatimore të TVSH-së;
  • kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”;
  • nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

3. Organet publike

Organet publike qendrore dhe vendore.

Tatimpaguesi që lëshon fatura sipas pikave 1 dhe 2 mund të përdorë platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, për sa kohë që përmbush të gjitha kriteret e kërkuara. Në momentin kur një nga kriteret nuk përmbushet, tatimpaguesi nuk mund të përdorë më tej platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, por duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve software-ike të certifikuara, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr. 87/2019.

Kthehu në fillim

Lista e shoqërive të certifikuara për prodhimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve software-ike

Nr. Subjekti NIPT Me dhe pa para në dorë Pa para në dorë (E-invoice) Faturë shoqëruese Prodhues i zgjidhjes software-ike për regjistrimin e pagesave pa para në dorë të faturave elektronike
1 Advanced Business Solutions K21710002J ✓
2 AED DISTRIBUTION K21915002R ✓ ✓ ✓
3 ASSECO SEE K71903039Q ✓ ✓ ✓ ✓
4 Bilanc L31813006P ✓ ✓ ✓
5 BNT Electronics J61817047D ✓ ✓ ✓ ✓
6 Communication Progress K01625001C ✓ ✓ ✓ ✓
7 DAISY & ETM L04820001N ✓ ✓ ✓
8 Dega Kosova Information Technology ne Shqiperi M01920006F ✓ ✓
9 ELTON ZHULEKU L41316032F ✓ ✓ ✓
10 Embedded Systems Design and Production L52101183A ✓ ✓ ✓
11 FACILIZATION K94702003N ✓
12 HELIUS SYSTEMS K91607030D ✓ ✓
13 Image & Communications Development L01511027P ✓ ✓ ✓ ✓
14 INFOSOFT BUSINES SOLUTIONS L02214022G ✓ ✓ ✓
15 Infosoft Software Developer K31418036C ✓ ✓ ✓
16 Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB) K01410001N ✓ ✓ ✓
17 Intelligent Systems Albania L01714012M ✓ ✓ ✓
18 INTECH + K12418001K ✓
19 IVA ELEKTRONIK J61912013U ✓ ✓ ✓ ✓
20 KREATX L12121023B ✓ ✓ ✓
21 KUBIT AL M11518020T ✓ ✓ ✓
22 Logical L22224014V ✓ ✓ ✓
23 MARKETING & DISTRIBUTION J72124001N ✓ ✓ ✓
24 MASTER IT L62316009V ✓ ✓ ✓
25 MC NETWORKING K72223007O ✓ ✓ ✓ ✓
26 Nexia AL Consulting L82210031Q ✓ ✓ ✓ ✓
27 ONETECH L61524016G ✓ ✓ ✓
28 PaaSMe L72211050D ✓ ✓ ✓
29 SMARTWORK L71928020R ✓ ✓ ✓
30 SOFT & SOLUTION L11328009F ✓ ✓ ✓
31 S-SYSTEMS K81317008R ✓ ✓ ✓ ✓
32 TETRA SOLUTIONS K72017027P ✓ ✓ ✓ ✓
33 TRINISOFT K91512006G ✓ ✓
34 VODAFON ALBANIA K11715005L ✓ ✓ ✓
35 2RM LAB L81310069K ✓ ✓ ✓
36 Ei3 Software Solution L62221018T ✓ ✓ ✓ ✓
37 Softmogul Albania L62422008A ✓
38 ONE Telecommunications J61814094W ✓ ✓ ✓
39 ILIRIA-98 K11329003H ✓
40 FBS J72423001R ✓ ✓ ✓
41 NDP K32408006C ✓ ✓ ✓
42 3i-solutions L52305007S ✓ ✓ ✓
43 Elite Travel L03321203G ✓ ✓
44 Integrated Tech Solutions M11614005F ✓ ✓ ✓
45 Bashkim operatoresh (AE Distribution; Conaltus) K21915002R; L21827010U ✓ ✓ ✓
46 CONALTUS L21827010U ✓ ✓ ✓
47 BASHKIM OPERATORESH (MORIX; ENDRI TOPALLI) L52107165I; L93227203T ✓ ✓ ✓
48 PARID SMART SOLUTION L92119032V ✓ ✓ ✓
49 EUROGROUP L77129202B ✓ ✓ ✓
50 BORALBA L52028121E ✓ ✓ ✓
51 GOLDEN EAGLE J61806015D ✓ ✓
52 TETRA PRO M22121029F ✓ ✓ ✓ ✓
53 DATECH J81702002U ✓ ✓ ✓ ✓
54 MARTINI GROUP L72002043P ✓ ✓

Kthehu në fillim

Pajisjet fiskale të certifikuara në përputhje me fiskalizimin

Në kuadër të informimit të tatimpaguesve lidhur me certifikimin e kompanive të teknologjisë së informacionit dhe me vijimin e përdorimit të pajisjeve fiskale ekzistuese, në zbatim të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon listën e versioneve të pajisjeve fiskale të cilat janë certifikuar në përputhje me procesin e fiskalizimit.

Nr. Kompania Pajisja fiskale Versioni Kodi
1 A.E. Distribution ZIP EJ AE01 –
2 A.E. Distribution NESSO ALPHA AE02 –
3 A.E. Distribution SWEDA POINT AE03 –
4 A.E. Distribution GRILLO EJ AE04 –
5 A.E. Distribution GB01 / GB02 AE50 –
6 A.E. Distribution DI 50 AE05 –
7 Daisy & ETM Expert 01 – –
8 Daisy & ETM Micro (versioni compactM) – –
9 IVA Elektronik MP55B IV06 hs804fo517
10 IVA Elektronik MP55L IV04 vg48hr765
11 IVA Elektronik DP25 IV05 js82kd697
12 IVA Elektronik WP50 IV80 ax902ud175
13 IVA Elektronik WP25 IV90 hq137oy798
14 BNT Electronics Aclas CRLX – –
15 BNT Electronics Supercash Plus – –
16 BNT Electronics Aclas CRBX – –
17 BNT Electronics Aclas PP7X – –

Tatimpaguesit ftohen të verifikojnë llojin e pajisjes së tyre fiskale me listën e mësipërme. Për çdo pyetje ose paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, mund t’i drejtoheni në çdo moment platformës Help Desk, në adresën helpdesk.tatime.gov.al.

Kthehu në fillim

Certifikata elektronike test në portalin e-Albania

Të gjitha subjektet private në fushën e teknologjisë së informacionit, të interesuara për zhvillimin e zgjidhjeve software-ike në kuadër të projektit të fiskalizimit, mund të aplikojnë online për certifikatë elektronike test në portalin e-Albania, nëpërmjet shërbimit “Aplikim për certifikatë elektronike test”.

Aplikoni në e-Albania

Certifikata elektronike test lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ka vlefshmëri një vit nga momenti i gjenerimit. Për çdo informacion, mund të kontaktoni në adresën elektronike pki@akshi.gov.al.

Kthehu në fillim

Certifikimi i zgjidhjeve software-ike dhe specifikimet teknike

Në kuadër të vijimësisë së procesit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjitha subjektet që veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit për krijimin e komisionit të përbashkët të certifikimit të prodhuesve dhe të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike.

Në zbatim të VKM-së nr. 239, datë 20.03.2020, “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit, si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”, është nënshkruar urdhri i përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët të certifikimit, duke krijuar kështu mundësinë e aplikimit dhe të certifikimit për çdo subjekt të interesuar.

Së bashku me urdhrin e përbashkët është nënshkruar edhe rregullorja e përbashkët për saktësimin e procedurave të certifikimit, e cila qartëson të gjithë hapat e procesit, nga aplikimi deri te marrja e certifikatës. Në zbatim të kësaj rregulloreje, grupi i përbashkët i punës, i përbërë nga specialistë të fushave përkatëse, shqyrton kërkesën e çdo aplikanti, të dhënat dhe dokumentacionin e paraqitur, si dhe vetë zgjidhjen software-ike.

Aplikimi për certifikim kryhet pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nëpërmjet platformës qeveritare e-Albania. Administrata tatimore nxit të gjitha subjektet e interesuara të aplikojnë për certifikim, duke u bërë pjesë e procesit të fiskalizimit.

Dokumente të përgjithshme

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Rregullorja e përbashkët e certifikimit
Shkarko Shiko
Shërbimi i të dhënave të fiskalizimit (FiscalizationDataService) – v1 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i të dhënave të fiskalizimit (FiscalizationDataService) – v1 (anglisht)

Specifikime teknike të shërbimit të fiskalizimit

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v09 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v09 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v08 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v08 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v07 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v07 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v06 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v06 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v05 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v05 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v04 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v04 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v03 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v03 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v02 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v02 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v01 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime teknike, v01 (anglisht)

Specifikime funksionale të shërbimit të fiskalizimit

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v06 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v06 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v05 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v05 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v04 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v04 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v03 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v03 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v01 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i fiskalizimit – Specifikime funksionale, v01 (anglisht)

Kthehu në fillim

Specifikimet teknike të faturës elektronike

Në zbatim të shkronjës “j”, të nenit 3, të Udhëzimit nr. 20, datë 01.06.2020, “Për elementet bazë dhe teknike, lëshimin dhe shkëmbimin e faturave elektronike dhe faturave shoqëruese”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjitha subjektet e interesuara në fushën e teknologjisë së informacionit për publikimin e specifikimeve teknike të faturës elektronike.

Dokumentet janë hartuar sipas standardit të Bashkimit Evropian, në shoqërim të Direktivës 2014/55/BE, datë 16 prill 2014, “Për faturimin elektronik në prokurimin publik”, dhe janë në përputhje me kërkesat procedurale e teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të fiskalizimit. Specifikimet bazë të publikuara janë:

  • specifikimet për përdorimin bazë të faturës elektronike UN/CEFACT – Fatura ndërindustriale (skemat XML 16B);
  • specifikimet për përdorimin bazë të faturës elektronike – ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1).

Më poshtë gjenden gjithashtu specifikimet funksionale dhe teknike të shërbimit të faturës elektronike, të hartuara mbështetur në specifikimet bazë të Bashkimit Evropian. Të gjitha këto materiale shërbejnë për zhvillimin e zgjidhjeve software-ike për fiskalizimin e faturave elektronike.

Standardi evropian EN 16931

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Standardi evropian EN 16931 – Fatura ndërindustriale (CII) (shqip)
Shkarko Shiko
Standardi evropian EN 16931 – UBL 2.1 (shqip)
Shkarko Shiko
Standardi evropian EN 16931 – Fatura ndërindustriale (CII) (anglisht)
Shkarko Shiko
Standardi evropian EN 16931 – UBL 2.1 (anglisht)

Shërbimi i faturës elektronike

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v04 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v04 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v03 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v03 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v02 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v02 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime funksionale, v02 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime funksionale, v02 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v01 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime teknike, v01 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime funksionale, v01 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i faturës elektronike – Specifikime funksionale, v01 (anglisht)

Kthehu në fillim

Regjistrimi i pagesave pa para në dorë për faturat elektronike

Në zbatim të nenit 37 të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime pagese pa para në dorë për faturat elektronike regjistrojnë dhe raportojnë pranë administratës tatimore, në fund të çdo dite, pagesat e procesuara për këto fatura.

Me qëllim automatizimin e procesit të pagesave, së bashku me faturën elektronike vihet në dispozicion të tatimpaguesve edhe urdhërpagesa elektronike, e cila lehtëson dhe automatizon ndjeshëm veprimtarinë e përditshme të subjekteve.

Në kuadër të detyrimit për raportimin e pagesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon dokumentin “Shërbimi i e-Faturës për pagesat”, si dhe dokumentet funksionale shoqëruese për krijimin e shërbimit web. Materialet ndihmëse të përfshira në dokumentin teknik janë:

  • eInvoice service – Technical v01;
  • XMLdsig core schema;
  • eInvoice-Bank-service;
  • GetPaymentOrderRequest;
  • GetPaymentOrderResponse;
  • PaymentNotificationRequest;
  • PaymentNotificationResponse.

Këto materiale u vihen në dispozicion institucioneve që ofrojnë shërbime pagese pa para në dorë, me qëllim zhvillimin e shërbimeve web për raportimin e pagesave të kryera gjatë ditës për faturat elektronike (B2B dhe B2G). Administrata tatimore inkurajon të gjitha palët e përfshira të zbatojnë detyrimet ligjore dhe teknike që u ngarkohen nga kuadri ligjor në fuqi.

Dokumentet teknike dhe funksionale

Shkarko Shiko Emri i dokumentit
Shkarko Shiko
Shërbimi bankar i faturës elektronike – Specifikime teknike, v03 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi bankar i faturës elektronike – Specifikime teknike, v03 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi bankar i faturës elektronike – Specifikime teknike, v02 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi bankar i faturës elektronike – Specifikime teknike, v02 (anglisht)
Shkarko Shiko
Shërbimi i pagesave – Specifikime teknike, v01 (shqip)
Shkarko Shiko
Shërbimi i pagesave të faturës elektronike – Specifikime teknike, v01 (anglisht)
Shkarko Shiko
Regjistrimi i pagesave dhe i urdhërpagesave – Specifikime funksionale (shqip)
Shkarko Shiko
Regjistrimi i pagesave dhe i urdhërpagesave – Specifikime funksionale (anglisht)

Kthehu në fillim

E-Filing