Ambulantët
Ambulanti është personi fizik, që ka mbushur moshën 16 vjeç, i vetëpunësuar, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun:
- pa pasur një vend biznesi fiks
- ushtron aktivitetin në një njësi të vetme tregtimi të lëvizshme
- lejohet të tregtojë në ambiente publike
Cikli i jetës
Regjistrimi
Regjistrimi i ambulantit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:
- pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e së cilës ndodhet vendushtrimi i aktivitetit të tij,
- nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/13938
Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:
- Kërkesë me shkrim;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të personit të vetëpunësuar;
- Formularin e regjistrimit të plotësuar;
- Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme.
Ndryshimi i të dhënave
Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të kontaktit, përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..
Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.
Çregjistrimi
Çregjistrimi është procedura përmes së cilës ambulanti çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.
Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.
Detyrime tatimore
Ambulanti, pas regjistrimit, ka detyrimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi.
