Ambulantët

Publikuar më Kategorite

Ambulanti është personi fizik, që ka mbushur moshën 16 vjeç, i vetëpunësuar, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun:

  • pa pasur një vend biznesi fiks
  • ushtron aktivitetin në një njësi të vetme tregtimi të lëvizshme
  • lejohet të tregtojë në ambiente publike

Cikli i jetës

Regjistrimi

Regjistrimi i ambulantit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të personit të vetëpunësuar;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar;
  • Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme.

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të kontaktit,  përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..

Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura përmes së cilës ambulanti çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.

Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Detyrime tatimore

Ambulanti, pas regjistrimit, ka detyrimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi.

E-Filing