Deklarimi

Publikuar më Deklarimi

Çdo individ rezident që realizon të ardhura, brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe plotëson kushtet ligjore të përcaktuara, ka detyrimin të dorëzojë deklaratën vjetore të të Ardhurave Personale DVAP.

Detyrimi për Deklarim

Deklarimi është i detyrueshëm në rastet kur:

  1. Të ardhurat totale vjetore të individit (nga të gjitha burimet) janë më shumë se 1,200,000 lekë;
  2. Jeni i punësuar tek më shumë se një punëdhënës, pavarësisht shumës së përfituar;
  3. Keni përfituar më shumë se 50,000 lekë në vit nga të ardhura të tjera, të cilat nuk janë tatuar në burim, sipas përcaktimeve të ligjit;

Për individët nën 18 vjeç, deklarata plotësohet nga kujdestari ligjor.

Afati i dorëzimit të deklaratës

Deklarata vjetore e të ardhurave personale DVAP, duhet të dorëzohet:

  • Brenda datës 31 mars të vitit pasardhës për të cilin bëhet deklarimi.

Pse është e rëndësishme të deklaroni saktë?

  • Deklarimi i drejtë dhe në kohë ju ndihmon të shmangni penalitetet;
  • Është një detyrim ligjor dhe moral për çdo qytetar që përfiton të ardhura;
  • Është baza për vlerësimin e drejtë të barrës fiskale dhe përfitimeve ligjore që ju takojnë.

KUJDES!!!

  • Çdo e ardhur që nuk është përjashtuar shprehimisht nga tatimi, duhet të deklarohet në seksionin e të ardhurave bruto, pasi ato janë të tatueshme.
  • Mungesa e deklarimit, deklarimi i pasaktë apo vonesa, mund të çojë në gjoba dhe ndëshkime administrative sipas ligjit.
E-Filing