Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Financave nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese për të fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të përcaktuara në pikën 80.4.2.3 të Udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, rezultoi se kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore janë: