Ligji për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet përcakton rregullat dhe kushtet për organizimin, zhvillimin dhe administrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë. Ai përcakton kategoritë e lojërave, kriteret, procedurat për licencimin dhe ushtrimin e aktivitetit, detyrimet e operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie. Organi publik i ngarkuar me ligj për monitorimin dhe kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të subjekteve tatimpagues që ushtrojnë aktivitet në këtë fushë është Autoriteti për Mbikëqyrjen e Lojrave të Fatit, institucion në varësi të Ministrisë së Financave.
Për të aksesuar ligjin, udhëzimet, VKM-të dhe aktet e tjera nënligjore në lidhje me lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, klikoni në linkun https://amlf.gov.al/legjislacioni/.
