Ligji për Taksat Kombëtare përcakton llojet e taksave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, subjektet që i nënshtrohen tyre, bazën dhe masën e taksimit, si dhe rregullat për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e tyre. Ai përcakton gjithashtu të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve dhe proccedurat për administrimin e këtyre taksave, duke siguruar një zbatim të qartë dhe të unifikuar të legjislacionit.
