Plotësimi i deklaratave
Për plotësimin e saktë të deklaratave tatimore, tatimpaguesi duhet t’i referohet udhëzuesit përkatës, i cili përcakton informacionin që duhet të deklarohet në secilën rubrikë të deklarates.
Gjithashtu, për plotësimin dhe dërgimin elektronik të deklaratës, tatimpaguesi duhet të konsultohet me udhëzuesin që përshkruan, në mënyrë të detajuar, hapat dhe procedurën e plotësimit të deklaratës në sistemin elektronik.
Përdorimi i këtyre udhëzuesve ndihmon tatimpaguesin në deklarimin e saktë dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afateve të përcaktuara.
Korrigjimi I deklaratave
Tatimpaguesi mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime, në rastet kur deklarata tatimore fillestare është e pasaktë dhe me mangësi. Deklarata e ndryshuar prej tatimpaguesit mund të dorëzohet brenda 24 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, me kushtin që kjo deklaratë të mos jetë kontrolluar më parë nga administrata tatimore.
Përjashtimisht për deklaratën e listëpageses, e cila mund të korrigjohet vetëm një herë brenda muajit të parë pas deklarimit.
