Entitete

Shoqëritë tregtare

Shoqëritë tregtare janë persona juridikë të krijuar për të ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim fitimi, sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar. Këto shoqëri regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe bëhen subjekt i detyrimeve tatimore pas regjistrimit.

Format kryesore të shoqërive tregtare në Shqipëri, janë:

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K Kapital minimal: 100 lekë. Ortakët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara.
Shoqëri aksionare SH.A Kapital minimal: 3,500,000 lekë per SH.A me ofertë private dhe 10,000,000 per SH.A me ofertë publike. Aksionarët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë dhe mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.
Shoqëri kolektive SH.K Kryen veprimtarinë tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar.
Shoqëri komandite SH.Kom. Shoqëria, në të cilën përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, ndërsa përgjegjësia e ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar.

Cikli i jetës

1.Regjistrimi

Regjistrimi për shoqëritë tregtare kryhet online në platformën e-Albania. Për të kryer regjistrimin klikoni këtu https://e-albania.al/ServiceDetails/15310. 

Pas regjistrimit nëpërmjet portalit e-albania, të dhënat i përcillen automatikisht Administratës Tatimore.

2.Ndryshimi i të dhënave

Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistrin tregtar të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ndryshimi i të dhënave bëhet në QKB nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/15066 .

3.Pezullimi i aktivitetit

Pezullimi i aktivitetit nënkupton ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike nga shoqëria tregtare. Gjatë periudhës së pezullimit, tatimpaguesi nuk ushtron aktivitet ekonomik, ndërsa statusi i tij pasqyrohet si i pezulluar në regjistrat përkatës.

Pezullimi kryhet kur tatimpaguesi nuk parashikon të ushtrojë aktivitet për një periudhë të caktuar, por nuk synon mbylljen përfundimtare të veprimtarisë. Në rast të rifillimit të aktivitetit, tatimpaguesi duhet të kryejë procedurën përkatëse për aktivizimin e tij.

Kërkesa për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/13678 .

Pezullimi i personit juridik bëhet me kërkese të subjektit edhe nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

Regjistrimi i statusit “Pezulluar” në e-Albania përcillet automatikisht në administratën tatimore. Shoqeria tregtare me statusin “Pezulluar” në QKB kalon në regjistrin pasiv të Administratës Tatimore. Pas kalimit në regjistrin pasiv, detyrimet për deklarim përfshijnë periudhën tatimore dhe vitin në të cilin është vendosur pezullimi, sipas llojit të deklaratës tatimore. Për periudhat tatimore pasuese, shoqeria nuk ka detyrim për dorëzimin e deklaratave tatimore, për sa kohë që statusi mbetet “Pezulluar”.

  1. Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura ligjore përmes së cilës shoqeria tregtare çregjistrohet zyrtarisht nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe administratës tatimore, duke përfunduar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike.

Aplikimi për çregjistrim kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-Albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/15526 .

Kujdes!

Nëse subjekti në datën e kërkesës për çregjistrim rezulton të ketë detyrime tatimore të papaguara apo rezulton të ketë deklarata tatimore të padorëzuara, aplikimi për çregjistrim nuk mund të kryhet.

5. Detyrim për regjistrim të përgjegjësive tatimore

 

  • Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës TAK

Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës është tatim i drejtpërdrejtë që paguhet nga subjektet juridike mbi fitimin neto vjetor.

Çdo entitet i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat e korporatave, ku përfshihen kryesisht:

  1. a) shoqëritë kolektive;
  2. b) shoqëritë komandite;
  3. c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar;

ç) shoqëritë aksionare; dhe

  1. d) çdo entitet tjetër, përfshirë entitetet jorezidente, që nuk parashikohen në shkronjat “a” deri “d”, përfshirë edhe entitetet që i nënshtrohen një regjimi të veçantë tatimor.

Norma e tatimit mbi të ardhurat Te korporatave është 15%. Përjashtimisht, norma tatimore për dividendët është 8%. Çdo entitet me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)

Tatimi mbi vleren e shtuar aplikohet për mallrat dhe shërbimet brenda vendit dhe importet.Norma standarte e aplikuar per tatimin mbi vleren e shtuar eshte  20% si dhe norma te tjera te parashikuara nga ligji.

Regjistrimi per pergjegjesine tatimore TVSH është detyrues për qarkullim mbi 10 milion lekë.

Deklarimi behet cdo muaj në platformën e-Filing sipas kalendarit tatimor.

  • Tatimi i mbajtur në Burim

Tatimi i mbajtur ne burim aplikohet për pagesa të tilla si qira, shërbime të kyrera ndaj personave të paregjistruar, konsulencë jorezidente, dividentë. Norma standarte eshte 15% (në shumicën e rasteve ), 8% për dividend dhe për pagesa ndaj jorezidentëve sipas marrëveshjeve në fuqi.

Deklarimi behet cdo muaj në platformën e-Filing sipas kalendarit tatimor.

  • Kontributet për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore

Shoqëritë tregtare, si subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik, kanë detyrimin ligjor të deklarojnë dhe të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Deklarimi kryhet çdo muaj, nëpërmjet Deklaratës së Listëpagesës për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, duke respektuar afatet e përcaktuara në kalendarin tatimor.

  • Taksat dhe Tarifat Vendore

Shoqerite tregtare jane subjekt deklarimi edhe per Taksat dhe Tarifat Vendore, të cilat lidhen me ushtrimin e aktivitetit në territorin e njësive të vetëqeverisjes vendore, si taksa mbi ndërtesën, taksa e pastrimit, taksa e reklamës apo detyrime të tjera të parashikuara nga legjislacioni vendor.

  • Taksat Kombëtare dhe Akcizat

Për produkte specifike si karburante, alkool, cigare, mallra luksi etj.Paguhet në momentin e importit ose prodhimit.

  • Lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet

Ligji për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë, përcakton kategoritë e lojërave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari . Deklarimi kryhet çdo muaj sipas kalendarit tatimor.

E-Filing